Amir Abrashi rinovon me Grasshoper deri në vitin 2024

Publikuar më: 24/1/2023, ora 10:38
MB ABRASHI RINOVON NE ZYRIH frame 0 1280x720

Amir Abrashi rinovon me Grasshoper deri në vitin 2024

Publikuar më: 24/1/2023, ora 10:38

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do të jetë pjesë e skuadrës së Grasshoper në Zvicër të paktën dhe për një sezon më shumë.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që më anë të një postimi, njoftoi arritjen e marrëveshjes.

Kontrata aktuale e mesfushorit 32-vjeçar skadonte në qershor të vitit 2023 ndërsa me marrëveshjen e re ai do të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në vitin 2024.  

Amir Abrashi është një nga pikat kyçe të skuadrës ndërsa tani mban dhe shiritin e kapitenit. Në total, mesfushori është aktivizuar në 185 ndeshje me skuadrën nga Zyrihu dhe ka qenë disa herë vendimtar në fitoret e saj.