Bardhi kallëzon Ramën në SPAK: Pagoi ish-zyrtarin e FBI për të sajuar përrallën me rubla ruse

Publikuar më: 24/1/2023, ora 19:08
bardhi 1280x720

Bardhi kallëzon Ramën në SPAK: Pagoi ish-zyrtarin e FBI për të sajuar përrallën me rubla ruse

Publikuar më: 24/1/2023, ora 19:08

Hetimi i nisur nga gjykata amerikane për Edi Ramën për lidhjet e tij me ish zyrtarin e FBI që ka rënë në pranga si bashkëpunëtor i Rusisë, ka bërë që Gazment Bardhi të kallëzojë në SPAK, Edi Ramën.

”Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA. SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë dosjen në SHBA”, shkruan Bardhi në reagimin e tij nëe Facebook.