Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çështja Xhaçka dhe kostoja politike, “kjo Kushtetuese të jep shpresë për vendim pozitiv”

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 22:44 | Politikë
Çështja Xhaçka dhe kostoja politike, “kjo Kushtetuese

Por sa është kostoja e mazhorancës nga çështja Xhaçka? Sipas analistit Aleksandër Çipa, “ kjo do të jetë një histori e gjatë në kohë për t’u definuar. Në pikëpamjen morale, shumica nuk ka sjellë pengesa për të proceduar, qoftë juridike dhe parlamentare, ndërkohë që ndër vite kemi patur raste ku kjo është ndaluar. Mendoj se ka kosto  të madhe politike një vendim i Kushtetueses për heqje mandati, por nuk besoj se do shkohet deri aty, sepse fillimisht vetë pala mbrojtëse nuk i ka shteruar argumentet”.

Sipas Ilir Kalemajt,  ka pak gjasa që kryeministri Rama të braktisë ministren e tij në këtë rrugëtim.  “Nuk besoj se është përkeqësuar marrëdhënia e kryeministrit me Olta Xhaçkën, ai ka treguar një konsistencë kokëfortë për të mbrojtur “delfinët” e tij, përtej rasteve të pashpresë ose që i prishin punë si me Koço Kokëdhimën dhe Saimir Tahirin”, thotë ai i ftuar në “Debat”.  

Sipas Kalemajt “në qoftë se vendimi i Kushtetueses do të jetë në favor të ministres, kjo çështje do të harrohet shpejt, ajo ka patur poste të rëndësishme në PS dhe në qeveri, dhe nuk shoh Ramën të ketë ceduar një milimetër”.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS u raportua se në shënjestër ishte pikërisht ministrja Xhaçka, por sipas Çipës ky nuk është sinjal i ngjarjes së përfolur.

“Ka patur vetëm raportime për këtë, dhe ishin referuar gjithsesi aktivitetin parlamentar dhe jo për dikasterin që ajo mbulon. Çështja më duket më shumë një rast politike dhe parlamentare, sesa diçka që të ndiqet nga Gjykata Kushtetuese”.

Por pikërisht Kushtetuesja sipas avokatit Ledio Braho i jep shpresë ankimuesve ndaj ministres. “Gjykata Kushtetuese me formatin e sotëm ka përqindjen më të lartë të kërkesave të pranuara, kështu që pritshmëria është pozitive, ajo tashmë ka 9 gjyqtarë. Ata kanë një lloj kredibiliteti, dhe për ta ka pritshmëritë më pozitive nga të gjithë organet e drejtësisë”, shtoi ai.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë