
Harry Kane shkruan historinë në fitoren e Tottenham
Harry Kane ishte njeriu i fitores së Tottenham përballë Fulham në Premier League angleze. Me golin e shënuar, kapiteni i Spurs barazoi Jimmy Greaves, në krye të listës së goleadorëve historikë të klubit me 266 rrjeta.
Një rezultat i rëndësishëm për londinezët, që u kthyen te suksesi pas dy humbjeve me Arsenalin dhe Manchester City.
Tottenhami mbetet në vendin e pestë në renditje, por tashmë kërcënon Neëcastle dhe Manchester United në garën për një vend në Champions.