Humbet në det të hapur, por gjendet mrekullisht nga familjarët

Publikuar më: 24/1/2023, ora 13:57

Humbet në det të hapur, por gjendet mrekullisht nga familjarët

Publikuar më: 24/1/2023, ora 13:57

Dylan Gartenmayer arriti të shpëtojë mrekullisht pasi u zhduk për disa orë në det të hapur në Key West, Florida. Gartenmayer zhytej rregullisht që kur ishte 11 vjeç, por rryma e fortë të enjten e zhyti thellë nën ujë. Kur arriti më në fund të dilte në sipërfaqe, ishte larguar shumë nga bregu. Fatmirësisht ai arriti të mbijetonte duke u kapur pas një shkopi bambuje që gjeti në det dhe notoi për disa kilometra deri sa arriti të afrohej mjaftueshëm me bregun. Më në fund, familjarët, të ndihmuar edhe nga roja bregdetare, arritën ta gjenin dhe ta shpëtonin.