I druhet një arrestimi nga SPAK për 21 janarin? Berisha: Rama përgjegjës, unë pa imunitet jam

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 12:59 | Politikë
I druhet një arrestimi nga SPAK për 21 janarin? Berisha: Rama

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka refuzuar të bëjë koment për kallëzimin që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në SPAK për ish-kryeministrin, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin për dosjen e 21 janarit.

Ndërsa i cilësoi zhvillimet e fundit “budallëqe të Ulusiut”, Berisha theksoi edhe një herë se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen e 12 viteve më parë në Kryeministri, është Edi Rama.

Po ashtu, i pyetur nëse i druhet ndonjë arrestimi të mundshëm nga SPAK, kryedemokrati kujtoi se nuk ka asnjë lloj imuniteti.

“A ka mundësi të qëndrojmë te çështja kryesore dhe të mos merremi me budallëqet e Ulusiut? Që ai ka vetëm një detyrë, të sillet si bodyguard i Edi Ramës. Nuk ia vlen ta komentojmë atë ne. A vlen të komentojmë atë? E theksova dhe e theksoj, njeriu direkt përgjegjës për atë çka ndodhi, organizator kryesor është një dhe vetëm një, Edi Rama. Kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë. Nuk kam unë asnjë lloj...Unë jam pa imunitet siç e dini.”

https://a2news.com/2023/01/23/provat-e-reja-per-21-janarin-manja-sot-kallezojme-berishen-bashen-e-ish-komandantin-e-gardes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu