Justin Bieber shet të drejtat muzikore me një shifër marramendëse

Publikuar më: 24/1/2023, ora 19:00
bieber 1 1280x720

Justin Bieber shet të drejtat muzikore me një shifër marramendëse

Publikuar më: 24/1/2023, ora 19:00

Justin Bieber ka shitur të drejtat muzikore të karrierës 15-vjeçare të katalogut të këngëve të tij për 200 milionë dollarë.

Wall Street Journal raporton se ylli i popit ka nënshkruar me Hipgnosis Songs Capital, i mbështetur nga Blackstone, dhe shënon një tjetër blerje të një katalogu të suksesshëm muzikor, siç ka ndodhur me artistë të tjerë si Bruce Springsteen dhe Bob Dylan.

Marrëveshja u njoftua nga Hipgnosis sot dhe mbulon të gjithë repertorin e Bieber përpara 31 dhjetorit 2021, me 290 këngë të publikuara. Me marrëveshjen e përfunduar, Hipgnosis merr pjesën e Bieber të të drejtave për disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Baby”, “What Do You Mean”, “Sorry” dhe “Love Yourself”.

Me mbi 150 milionë disqe të shitura, këngëtari 28-vjeçar kanadez është një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Kjo blerje renditet ndër marrëveshjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për një artist nën moshën 70 vjeç.