Kimmich shmang humbjen e Bayern

Publikuar më: 24/1/2023, ora 22:48
kimmich 1280x720

Kimmich shmang humbjen e Bayern

Publikuar më: 24/1/2023, ora 22:48

Bayern Munchen nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Këln, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë morën pikën vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, kur Joshua Kimmich dërgoi topin në rrjeti pas pasimit të Upamecano, duke shmangur humbjen në Mynih.

Këln kishte kaluar në avantazh me anë të Skhiri, që në minutën e katërt.

Pavarësisht barazimit, Bayern ruan vendin e parë me 36 pikë, 4 më shumë se Leipzig i vendit të dytë.