Meta: Falënderoj deputeten Kryemadhi për investigimin me dronin e së vërtetës

Publikuar më: 24/1/2023, ora 12:21
ilir meta 1221x720

Meta: Falënderoj deputeten Kryemadhi për investigimin me dronin e së vërtetës

Publikuar më: 24/1/2023, ora 12:21

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Së pari, ai ka folur për situatën e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, që sipas tij janë një dramë që është përsëritur tre herë brenda më pak se tre muajve, për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

“Gjendja e rënduar në Shkodër ku mbi 1400 Ha janë përmbytur është  renduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri. KESH dështoi me qellim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbyt pronat dhe shtëpitë e shkodranëve. Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe kurrsesi nuk mund të përballojnë situata të tilla.”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i PL u ndal gjithashtu edhe te denoncimet e partisë së tij sa i përket çështjes së inceneratorit të Tiranës, ku nuk ngurroi të falënderonte deputeten Monika Kryemadhi për investigimin me atë që e quajti “droni i së vërtetës”.  

“Droni i të vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Në filmimet e zhvilluara nga Droni i të vërtetës që nga korriku 2022 deri në janar të 2023, për një periudhë prej 180 ditë provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Meta është ndalur gjithashtu edhe te mbështetja financiare e qeverisë dhe rritja e rrogave, ku mori si shembull vendet e rajonit, që sipas tij, në 3 vitet e fundit, i kanë çuar pagat mesatare bruto në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria e ka vetëm 520 euro.

“Në 3 vitet e fundit Shqipëria e ka rritur pagën mesatare bruto me vetëm 84 euro,  dhe duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit e se qytetaret  e Kosovës”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta