“Non grata-t së shpejti në dyert e qeverisë”, Çollaku: Amerika nuk do të kursejë askënd

Publikuar më: 24/1/2023, ora 20:24

“Non grata-t së shpejti në dyert e qeverisë”, Çollaku: Amerika nuk do të kursejë askënd

Publikuar më: 24/1/2023, ora 20:24

Non grata-t së shpejti do të trokasin edhe në dyert e mazhorancës, sepse SHBA nuk fal askënd. Këtë paralajmëroi deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë. Në studion e Ditarit në A2 CNN ai tha se SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet për këtë çështje.

“Elita politike e këtij vendi është përzier në këtë histori të manipulosh prova e fakte për të dëmtuar kundërshtarin dhe vendin, është tribalizëm i pastër. Kjo betejë e ndyrë pa kode. Mbështes kërkesën e Bardhit dhe padinë në SPAK, i cili duhet urgjent të marrë në dorë këtë hetim. Ky është një krim. SHBA nuk do të kursejë as Edi Ramën. Dëgjoni intervistën e fundit të ambasadores amerikane. Dhe të jeni të sigurt që SHBA ka non grata edhe në mazhorancë dhe mbase është e afërt dita që do të trokasin edhe në derën e qeverisë. Pak durim le të kemi besim tek amerikanët. Me ndihmën e këtij vendi të madh dhe ndërgjegjësimin e njerëzve që nuk e durojnë dot këtë politikë të pisët mbase do të ketë një shpresë është e vetmja rrugë”.

I pyetur në lidhje me hetimin e çështjes së 21 janarit pas daljes në dritë të fakteve të reja, Çollaku thotë se është një datë që politika nuk duhet ta përsërisë. Sipas tij është një leksion për PD e cila mori një kosto të jashtëzakonshme.

“Është një ditë që politika nuk duhet ta përsërisë. Berisha e mbrojti Metën dhe mori kosto të jashtëzakonshëm dhe të pamerituara dhe pak muaj më vonë, Meta bëri marrëveshje me Ramën dhe i hoqi PD-së 1 milion vota, qeverisi me Ramën dhe u bë president dhe faturën e mori PD. Kjo është amorale”.