Ora e “fundit e botës’’, ekspertët: Jemi më pranë Apokalipsit

Publikuar më: 24/1/2023, ora 12:31

Ora e “fundit e botës’’, ekspertët: Jemi më pranë Apokalipsit

Publikuar më: 24/1/2023, ora 12:31

Ora e Ditës së Gjykimit, e krijuar nga Buletini i Shkencave Atomike si një tregues i ndjeshmërisë së botës ndaj apokalipsit, duhet afruar më pranë mesnatës këtë vit.

Paul Ingram, ekspert i rreziqeve eksidenciale në universitetin e Kembrixh, tha se kërcënimi i një lufte bërthamore dhe ndryshimet klimatike ishin mes faktorëve që shtynin akrepat e orës simbolike më pranë fundit.  

“Nëse unë do ta kisha në dorë, do t’i çoja akrepat më pranë mesnatës. Kemi parë shpërthimin e një lufte të re, pushtimin e Ukrainës, paralajmërimet për përdorimin e armëve bërthamore. Kemi parë dështimin e samitit të klimës Cop27 në ndërmarrjen e hapave serioz për reduktimin e aktiviteteve ndotëse”, tha Paul Ingram.

Ingram, i cili nuk është mes shkencëtarëve që vendosin pozicionin e orës, thotë se nëse do të niste një luftë bërthamore, miliarda njerëz do të vdisnin si pasojë e efekteve klimatike që do të shkaktonte uri masive dhe katastrofa të tjera.

Buletini është krijuar nga shkencëtarë që kanë ndihmuar në zhvillimin e armëve të para bërthamore. Bordi për shkencën dhe sigurinë vendos për akrepat e orës në konsultim me bordin e sponsorëve ku përfshihen laureatë të Nobelit.

Kur ora u krijua në 1947 u vendos 7 minuta larg mesnatës, ose Ditës së Gjykimit. Në vitin 2020, akrepat u zhvendosën 100 sekonda larg fundit.