Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për të dërguar tanket "Leopard 2" në Ukrainë

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 11:33 | Bota
Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për të dërguar

Polonia ka kërkuar zyrtarisht transferimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes në vend, Mariusz Blaszczak të martën.

“Gjermanët e kanë marrë tashmë kërkesën tonë për dhënien e pëlqimit për transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë,” shkroi ai në Twitter.

“Po ashtu i bëjmë apel palës gjermane që t’i bashkohet grupit të shteteve që po ndihmojnë Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Europës.”

Ndërkohë, CNN raporton se ka kontaktuar me zyrtarë gjermanë për marrjen e një konfirmimi.

Një ditë më parë, Gjermania deklaroi se është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë pushtimin rus nëse Varshava bën një kërkesë të tillë

Sipas marrëveshjes së licencës, vendet nuk mund të dërgojnë tanke gjermane pa miratimin e Berlinit. Deri më tani, asnjë tank luftarak i projektuar nga perëndimi nuk është dorëzuar në Ukrainë për luftime mbrojtëse kundër forcave pushtuese ruse.

https://a2news.com/2023/01/23/ukraina-i-kerkon-me-ngulm-gjermania-i-jep-leje-polonise-ti-dergoje-leopardet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë