Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sërish të shtëna me armë në ShBA, vriten dy nxënës, plagoset rëndë mësuesi i tyre

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 12:07 | Bota

Pas të shtënave më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy nxënës u vranë në një shkollë në Des Moines, në shtetin e Ajouas, ndërsa një mësues është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Policia arrestoi tre persona të dyshuar se kishin hapur zjarr në “Starts Right Here”, një institut që ndihmon të rinjtë që jetojnë në kushte veçanërisht të pafavorshme.

Sipas policisë së Des Moines, vrasjet ishin të planifikuara. Hetimet janë duke vazhduar dhe policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në një veturë jo shumë larg shkollës.

Guvernatorja Kim Reynold tha se ishte “e tronditur dhe e pikëlluar” nga të shtënat në shkollën që ndihmon të rinjtë në rrezik, të moshave 9 deri në 18 vjeç.

Shkolla kërkon të nxisë të rinjtë e paprivilegjuar që të përdorin artin, muzikën dhe programe të tjera për të ecur përpara.

https://a2news.com/2023/01/24/tjeter-masaker-ne-kaliforni-vriten-7-persona/
https://a2news.com/2023/01/23/masakra-e-los-angelesit-per-pak-u-perserit-pas-20-minutash-vetevritet-autori/

A2 CNN Livestream

Dita jonë