Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tanket “Leopard 2” nesër në Ukrainë, Berlini i përgjigjet pozitivisht Polonisë

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 17:43 | Bota
Tanket “Leopard 2” nesër në Ukrainë, Berlini i

Gjermania i ka dhënë miratimin Polonisë për të dërguar tanke “Leopard 2” në Ukrainë që nesër, raporton Bloomberg. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe të lejojë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Leopard 2” janë prodhuar në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportin e tyre. Gjermania ka hezituar t’i dërgojë, ose të lejojë vendet e tjera të dërgojnë të tyret, për shkak të shqetësimeve se mund të përshkallëzojë konfliktin me Rusinë.

Pas presionit ndërkombëtar, Scholz ka vendosur të dërgojë të paktën 14 Leopard 2, thonë mediat gjermane.

Lajmi u dha nga Der Spiegel në Gjermani, duke cituar burime qeveritare, por nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga qeveria gjermane.

“Polonia kërkoi zyrtarisht autorizimin sot dhe qeveria gjermane tha se do të përgjigjej urgjentisht", shtoi Bloomberg, duke kujtuar se sipas ligjit gjerman, tanket "mund të dërgohen në Ukrainë vetëm me pëlqimin e Berlinit".

https://a2news.com/2023/01/24/polonia-kerkon-zyrtarisht-leje-nga-gjermania-per-te-derguar-tanket-leopard-2-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani