Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Teatrot tek ArTurbina, prezantohen drejtuesit dhe pikat kryesore të platformave fituese

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 12:48 | Aktualitet
Teatrot tek ArTurbina, prezantohen drejtuesit dhe pikat kryesore të

Thuajse dy muaj më parë, Altin Basha dha dorëheqjen nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të konkurruar për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Platforma e tij u vlerësua më e mira, e me mbarimin e kësaj gare një tjetër u hap në Ministrinë e Kulturës, ajo e postit për teatrin eksperimental. Sot, në sallën e madhe të ArTurbinës është prezantuar edhe koncepti i Gjergj Prevazit për menaxhimin e kësaj skene. Gjuha artistike që i flet aktualitetit është një nga pikat e forta të platformës së Prevazit.

Ndryshe është edhe koncepti për kontratat e aktorëve. Teatri Kombëtar ka në organikën e tij aktorëve të punësuar, por kjo nuk do të ndodhë në teatrin eksperimental, ku aktorët do të bëhen pjesë me audicion dhe do të paguhen për punën apo projektet e realizuara.

Ministrja Margariti, e pranishme në këtë prezantim të dy drejtuesve të skenës teatrale, ka ndarë lajmin se fondi për të rinjtë do të vijojë t’i bashkëngjitet Teatrit Eksperimental, si një mënyrë për të motivuar gjuhën e re artistike në teatër.

Ndërkohë, një garë tjetër që është hapur në ministrinë e kulturës është ajo për drejtorin e muzeut historik kombëtar që ka në krye prej gjashtë vitesh e që i ka përfunduar afati Dorian Koçin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë