Vrasje mafioze në Kosovë, gjenden dy makina të djegura jo shumë larg vendngjarjes

Publikuar më: 24/1/2023, ora 10:57
policia e kosoves

Vrasje mafioze në Kosovë, gjenden dy makina të djegura jo shumë larg vendngjarjes

Publikuar më: 24/1/2023, ora 10:57

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Ferizaj–Kaçanik.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, viktima është gjetur brenda një makine që ishte qëlluar me breshëri automatiku, nga persona ende të panjohur. Viktimë e të shtënave është 48 vjeçari N.C. trupi i të cilit është dërguar në morgun e Prishtinës.

Pak kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës, policia gjeti një mjet duke u djegur që mendohet se iu përket autorëve, ndërkohë që po ashtu disa kilometra më tej është zbuluar dhe një tjetër mjet, po ashtu i djegur.

Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt po punojnë për grumbullimin e provave për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen.