Xhixha i jep lamtumirën Tiranës, nis aventurën e re

Publikuar më: 24/1/2023, ora 21:22
xhixha qarabag 1280x720

Xhixha i jep lamtumirën Tiranës, nis aventurën e re

Publikuar më: 24/1/2023, ora 21:22

Tashmë është zyrtare. Pas Xhuliano Skukës, një tjetër bomber është larguar nga kampionati shqiptar. Redon Xhixha nuk është mënje lojtar i Tiranës, pasi do t’i bashkohet klubit të Karabak në Azerbajxhan. Sulmuesi ka kryer me sukses te gjitha vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën me azerbajxhanasit, duke nisur kështu aventurë e tij te pare jashtë Shqipërisë.

Fillimisht ka qenë Tirana që zyrtarizoi largimin e tij me ane të një postimi në rrjetet sociale ku sulmuesi falënderonte gjithë stafin bardehblu. Në 1 vit e gjysmë, Redon Xhixha u shpall kampion i Shqipërisë vitin e kaluar ndërsa fitoi dhe Superkupën e Shqipërisë duke qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës.

E veçantë ishte dhe video që klubi i Karabakut postoi faqen zyrtare ku njoftoi të gjithë tifozët për arritjen e marrëveshjes me talentin shqiptar. Siç bëhet me dije, Redon Xhixha ka firmosur kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin azerbajxhanas për tri vite e gjysmë, ndërsa bardheblutë nga ky transferim kanë përfituar plot 550 mijë euro. Aktualisht, 24-vjeçari kryesonte listën e golashënuesve të Superiores, me 11 gola më shumë se asnjë lojtar tjetër në Superiore.

Xoş gəldin, Redon Cica! 🇦🇱#WelcomeRedon

Posted by Qarabağ FK on Tuesday, January 24, 2023