28 vite nga goditja karate e Cantona ndaj huliganit të Crystal Palace

Publikuar më: 25/1/2023, ora 11:05

28 vite nga goditja karate e Cantona ndaj huliganit të Crystal Palace

Publikuar më: 25/1/2023, ora 11:05

Futbolli anglez nuk ka dështuar kurrë që të prodhojë ndeshje fantastike ndër vite, por që pjesë e tyre kanë qenë edhe rastet e përleshjeve mes futbollistëve dhe tifozëve.

Njëra nga to ishte edhe goditja e famshme e legjendës së Manchester United, Eric Cantona, i cili sulmoi 28 vite më parë me goditje karate një tifoz të Crystal Palace.

Cantona foli asokohe rreth këtij momenti, duke e cilësuar atë si më të mirin e karrierës së tij.

“Momenti më i mirë i karrierës sime? Kam pasur shumë prej tyre por unë e preferoj atë të cilin unë e sulmova një huligan”, tha Cantona.