Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

3 të arrestuar për vrasjen e një 60-vjeçari në Peshkopi

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 09:30 | Kronikë
3 të arrestuar për vrasjen e një 60-vjeçari në

Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona, të akuzuar si bashkautorë të vrasjes së një 60-vjeçari, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2022. Më parë, për të njëjtën ngjarje është arrestuar edhe një tjetër person.

Sipas policisë, të tre të arrestuarit ishin fillimisht nën hetim për “moskallëzim krimi”, por pas hetimeve akuza ndaj tyre ka ndryshuar në “vrasje me dashje”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: E. T., 49 vjeç, A. T.,  64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi”, tha policia. 

“Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T.,  L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes”. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë