Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuza për korrupsion dhe sulme për orientimin e tij seksual, arbitri lë punën dhe arratiset nga Egjipti

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 14:35 | Futboll

Arbitri i njohur, Mark Clattenburg ka lënë punën e tij si kreu i komitetit të arbitrave të Egjiptit për shqetësime sigurie, pasi thuhet se ka marrë kërcënime nga një sërë tifozësh dhe sulme personale nga zyrtarët e klubit.

Ish-arbitri i Premier League mori këtë rol gushtin e kaluar, ku u ngarkua të rriste performancën e zyrtarëve në Egjipt. Por Clattenburg është kritikuar ashpër nga Mortada Mansour, Presidenti i Zamalek Sporting Club, 14-herë fitues rekord i Premier League egjiptiane.

Mansour kritikoi rolin e Clattenburg në futbollin egjiptian, sipas The Sun. Në një paraqitje televizive, Mansour e akuzonte anglezin për korrupsion ndërsa mbante një rol të ngjashëm në Arabinë Saudite, duke e përshkruar atë si një "njeri të ryshfetit".

Edhe pse marrëdhëniet mes të njëjtit seks nuk është i kriminalizuar në mënyrë eksplicite në Egjipt, personat LGBT janë ndjekur penalisht me akuzën e "shthurjes" në të kaluarën.

Khaled Abu Bakr, një avokat i shquar në Egjipt, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë për të adresuar akuzat për korrupsion kundër Clattenburg, duke paralajmëruar se situata mund të bëjë një rrezik të pallogaritshëm për reputacionin ndërkombëtar të vendit në sport.

47-vjeçari thuhet se është përballur gjithashtu me kërcënime nga mbështetësit e Zamalek, duke shkaktuar largimin e tij. Clattenburg gjithashtu kishte shqetësime se emërimet e tij në arbitrazh po ndryshonin nga liga, ndërsa ai u përpoq të bindte zyrtarët e huaj që të udhëtonin në vend për të mbikëqyrur ndeshjet e mëdha.

Ish-arbitri thuhet se nuk ishte paguar dy muaj nga paga e tij prej 32,000 £ në muaj. Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmoi se Clattenburg ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, por organizata thotë se largimi i tij ende duhet të ratifikohet.

Gazeta egjiptiane Al-Ahram raportoi se FA egjiptiane ishte 'e befasuar' nga dorëheqja e Clattenburg. Organizata mohoi se emërimet e arbitrit ishin ndryshuar dhe tha se do të 'mbështeste rikthimin e tij'. FA gjithashtu pretendoi se shqetësimet për sigurinë e tij ishin 'një ekzagjerim', duke e etiketuar vendin si 'më të sigurtin në botë'.

A2 CNN Livestream

Dita jonë