Barcelonës i mjafton Dembele, kalon në gjysmëfinalen e Kupës

Publikuar më: 25/1/2023, ora 23:07
dembele

Barcelonës i mjafton Dembele, kalon në gjysmëfinalen e Kupës

Publikuar më: 25/1/2023, ora 23:07

Barcelona iu fal golit të Ousmane Dembele për të thyer 1-0 Real Sociedad dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Skuadra baske luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’ pas daljes me të kuq të Brais Mendez.

Në minutën e 52-të, sulmuesi francez shënoi golin e vetëm të ndeshjes.