Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Afera dëshmon se mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë

Publikuar më: 25/1/2023, ora 14:07

Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Afera dëshmon se mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë

Publikuar më: 25/1/2023, ora 14:07

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar çështjen e zyrtarit të FBI-së, gjë që sipas tij, dëshmon se mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë.

Ai vijoi më tej duke thënë se, Rama, që është Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Duke keqshfrytëzuar, duke trajtuar si aset, në mënyrë të fshehtë një njeri që nuk meritonte kurrë atë post që kishte.

Charles McGonigal ka dy akuza kryesore: njëra është ky, i ngarkuar për të mbikëqyrur Oleg Vladimirovië Deripaskën, një njeri nga më të afërmit e Putinit, në fakt u shndërrua në aset të tij.

Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë.

Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur. Duke shkelmuar interesat jetike të sigurisë të SHBA, por edhe të NATO-s dhe botës së lirë në tërësi.”

Sali Berisha në mbledhjen e Grupit të PD