Dasma e parë mbretërore e vitit, sulltani marton vajzën

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:35

Dasma e parë mbretërore e vitit, sulltani marton vajzën

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:35

Princesha Azemah e Bruneit u martua me princin Bahar ibni Jefri Bolkiah, i cili është kushëriri i saj i parë. Ceremonia madhështore u mbajt në pallatin e babait të saj Istana Nurul Iman në Bandar Seri Begawan.

Ata morën bekimin nga miliarderi Sulltan Hassanal Bolkiah, 76 vjeç, sipas traditave vendase. Nusja shkëlqeu në këtë ceremoni e veshur me një fustan rozë dhe stoli ari. Pas kësaj, çifti mbajti edhe ceremoninë në xhaminë Omar ‘Ali Saifuddien, e cila është një nga monumentet kombëtare të Bruneit. Aty dhëndri bëri zotimet e tij përpara një grupi të pranishmish, të cilët ishin vetëm meshkuj, duke përfshirë edhe Sulltanin, i cili kishte pozicionin si përfaqësues i vajzës.

Sigurisht, nuk mund të mungonin edhe postimet në rrjetet sociale dhe një prej tyre ishte edhe vëllai i nuses. “Shumë i lumtur për motrën time të dashur dhe BJB”, shkroi Princi Abdul Mateen.

Princesha Azemah është vajza e pestë e Sulltanit. Pas vdekjes së Mbretëreshës shtatorin e kaluar, Sulltani i Bruneit u bë monarku me jetëgjatësinë në botë.