Deklarata e fortë e Papës: Homoseksualiteti nuk është krim, disa ligje janë gabim

Publikuar më: 25/1/2023, ora 10:43
UKRIANA PAPA 1280x720 1 1280x720

Deklarata e fortë e Papës: Homoseksualiteti nuk është krim, disa ligje janë gabim

Publikuar më: 25/1/2023, ora 10:43

Papa Françesku ka bërë së fundmi një deklaratë duke kritikuar ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si të padrejta.

Në një rrëfim të pazakontë, Ati i Shenjtë u shpreh se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe ftoi peshkopët katolikë të mirëpresin personat LGBTQ në Kishë.

“Të jesh homoseksual nuk është krim. Po, është mëkat, në rregull. Por duhet të bëjmë dallimin midis mëkatit dhe krimit. Është gjithashtu mëkat të mungojë dashuria ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe Ai na do ashtu siç jemi”, tha Françesku.

Papa pranoi se ka peshkopë në disa vende që mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ. Por ai ia atribuoi qëndrime të tilla konteksteve kulturore dhe tha se peshkopët në veçanti duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dinjitetin e të gjithëve.

Nuk është hera e parë që Papa Françesku tregon shenja hapjeje ndaj komunitetit LGBTQ. Rreth një vit më parë, në një audiencë të përgjithshme, Papa nisi një apel për prindërit që të mos dënojnë fëmijët homoseksualë . Dhe, disa muaj më vonë, ai ngushëlloi besimtarët homoseksualë që ndiheshin të diskriminuar: “Kisha nuk ju refuzon, ajo është nënë dhe i thërret të gjithë fëmijët bashkë” .