
Ervin Skela ngjit shkallët te Eintracht Frankfurt
Ervin Skela vijon ngjitjen në karrierën si trajner. Në orët e fundit, klubi i Eintracht Frankfurt i besoi shqiptarit stolin e skuadrës së 19-vjeçarëve.
Drejtuesit vendosën të largonin trajnerin Agoviç dhe zgjodhën Skelën që të vijonte punën në krye të stolit. Deri më tani 46-vjeçari ishte në rolin e ndihmës-trajnerit të të rinjve.
Duke qenë se ai i njeh lojtarët dhe mentalitetin e klubit, Skela u vlerësua si njeriu ideal për të vijuar punën në formimin e talenteve të rinj të Eintracht Frankfurt.