Gara në Kronplatz, Lara Colturi e 17 mes më të mirave të botës

Publikuar më: 25/1/2023, ora 16:59
LARA COLTURI DOLOMITE MIKAELA SHIFFRIN frame 1009 1280x720

Gara në Kronplatz, Lara Colturi e 17 mes më të mirave të botës

Publikuar më: 25/1/2023, ora 16:59

Lara Colturi vazhdon të regjistrojë rezultate të larta për Shqipërinë në ski. Pas titujve kampione bote për të reja, 17-vjeçarja u pozicionua e 17-ta në dy garat ku mori pjesë, në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Kronplatz.

Skiatorja kuqezi konkurroi mes më të mirave në botë. Mjafton të kujtosh se eventi në Dolomite u fitua nga kampionia amerikane Mikaela Shifrin, e cila vendosi edhe një primat, si femra që ka fituar më tepër në historinë e Botërorit të skive, me suksesin e 83-të në karrierë.

Flamuri shqiptar tashmë prezencë e përhershme të aktiviteteve ndërkombëtare në ski

Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë etapa e Kupës së Botës në Çeki, në datat 28 dhe 29 janar, ku do të konkurrojë në garën e Sllallomit.