Koronavirusi godet ashpër dhe Korenë e Veriut, izolohet kryeqyteti

Publikuar më: 25/1/2023, ora 07:50
053744109 1443218f 2e34 4522 8715 dc6dedefa638

Koronavirusi godet ashpër dhe Korenë e Veriut, izolohet kryeqyteti

Publikuar më: 25/1/2023, ora 07:50

Koreja e Veriut disa kohë më parë shpalli fitoren e luftës ndaj koronavirusit, apo më herët edhe mohoi prezencën e virusit në vend, por sot vendi komunist po përballet me një situatë të vështirë nga virusi vdekjeprurës.

Shtimi i ndjeshëm i rasteve të infektimeve në ditët e fundit ka detyruar autoritetet të vendosin në izolim 5-ditor kryeqytetin për shkak të asaj që ata e konsiderojnë “sëmundje e paspecifikuar e frymëmarrjes”.

Sipas NK News, një gazetë në internet e lajmeve të Koresë së Veriut me qendër në Seul, një ditë para nisjes së izolimit disa njerëz, të informuar për mbylljen, kishin grumbulluar mallra, ndoshta nga frika se kufizimet mund të shtriheshin përtej periudhës së treguar.

Në kohën kur u shfaqën personat e parë të infektuar me koronavirus në Korenë e Veriut, autoritetet i ekzekutuan disa prej tyre, ndërkohë që akuzonin fqinjët veriorë se me mjete fluturuese të dyshimta po përhapnin virusin në vend.