Ministria për shurupet e kollës: Prodhimi indian jo në Shqipëri. Mjekët thirrje për mospërdorim

Publikuar më: 25/1/2023, ora 16:19

Ministria për shurupet e kollës: Prodhimi indian jo në Shqipëri. Mjekët thirrje për mospërdorim

Publikuar më: 25/1/2023, ora 16:19

Pas alarmit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me përmbajtjen e toksinave në disa shurupe të kollës për fëmijët, Agjencia e Kombëtare e Barnave në Shqipëri deklaron se këto ilaçe të prodhimit indian  nuk kanë marrë të drejtën për t’u tregtuar në vendin tonë.

Por  prania e barnave kontrabandë në tregun tonë farmaceutik dhe blerja pa recetë, ka shtuar  ankthin dhe frikën tek qytetarët veçanërisht në këtë pikë virozash. Ndërsa specialistë të farmako- vigjilencës bëjnë thirrje për marrjen vetëm të medikamenteve me pullë sigurie.

“Agjencia Kombëtare e Barnave siguron popullatën se asnjë nga këto barna nuk tregtohet në Shqipëri”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron mundësinë për të këshilluar familjet në të gjithë botën për të rishikuar përdorimin e shurupeve të kollës te fëmijët. Në të njëjtën linjë është edhe mjeku pediatër Edi Tusha. Për A2 CNN ai thotë se çdo lloj shurupi kolle nuk duhet dhënë tek fëmijët, veçanërisht nën moshën 2 vjeç.

“Nuk duhen dhënë deri 2 vjeç për arsye se në vend që ta shkurtojnë kollën e zgjasin në kohë kollën. Për shumicën e barnave  edhe përshkrimi shurup farmaceutik shpesh herë e thonë, mjeku bën analizë tjetër, por është mirë të mos jepen se në vend që ta ndërpresin e zgjasin atë”.

Por çfarë rekomandon mjeku pediatër në këtë periudhë të ngarkuar më grip dhe viroza të tjera. Mund të largohet kolla edhe pa shurup?

“Në rastet kur fëmija ka kollë më i përdorshmi është aerosoli me solucion fiziologjik me sa më pak barna. Ose kur ka temperaturë të përdoren barna antiinflamatore, janë dhe barna që ulin temperaturën si paracetamoli ose ibuporfeni. Nuk duhet t’i marrin vetë në farmacira edhe për mjekët kam një këshillë që duhet të jenë të vendosur dhe të njohur me barin para se ta japin”.

Një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm  nga të gjitha vendet anëtarë për të parandaluar fatalitete tek fëmijët nga ilaçet e kontaminuara.