Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pamje “apokaliptike”, tornadot shkatërrojnë ç’iu del përpara në Hjuston

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 11:26 | Bota

Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Hjuston. Erërat arritën më shumë se 160 kilometra në orë, duke shkatërruar shumë ndërtesa, u rrëzuan shtylla, e u përmbysën disa makina.

Autoritetet lokale të meteorologjisë dhanë fillimisht alarmin për një tornado të rrezikshme që pritej të godiste zonën dhe kjo bëri që banorët të merrnin masat paraprake. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet kolosale të shkaktuara nga stuhia e madhe.

Të paktën 120 mijë banesa në Teksas kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit energjetik. Shkollat u mbyllën të martën dhe të mërkurën në të gjithë Oklahomën. Ndërkohë, në disa zona të Hjustonit, bora arriti një trashësi deri në 15 centimetra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë