Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paris Hilton surprizon fansat, njofton ardhjen në jetë të fëmijës së parë

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 16:09 | Lifestyle

Me një njoftim surprizë në Instagram, Paris Hilton ka deklaruar se është bërë nënë! 42-vjeçarja amerikane dhe bashkëshorti Carter Reum kanë mirëpritur së bashku fëmijën e tyre të parë, një djalë, nëpërmjet nënës surrogate.

Paris Hilton ka postuar disa orë më parë një foto të dorës së një të porsalinduri duke mbajtur gishtin e madh në profilin e saj në Instagram : “Tashmë je i dashur përtej fjalëve”, ka shkruar ajo në një mbishkrim të shkurtër me një emoji të zemrës blu.

Lajmi tronditi shumë fansa të Paris Hilton, pasi ajo nuk kishte treguar kurrë se ishte në pritje të një fëmije. Por në të kaluarën Hilton kishte shprehur për dëshirën e saj për t'u bërë nënë.

Gjatë një interviste me People dhjetorin e kaluar, Paris Hilton diskutoi planin e çiftit për të pasur një fëmijë pas dasmës, duke thënë se ajo dhe Reum kishin filluar procesin e fekondimit in vitro (IVF) në fillimin e pandemisë Covid-19.

Duke komentuar ardhjen e fëmijës së tyre të parë, Hilton tha: “ Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë kemi gjetur njëri-tjetrin ” .

"Ne jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë të vogël", tha ajo.

Shumë të famshëm, përfshirë Kim Kardashian, Lindsay Lohan, Chrissy Teigen, Demi Lovato dhe Miranda Kerr ishin në mesin e mijëra miqve dhe fansave që uruan çiftin brenda disa orësh pasi Hilton ndau postimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë