Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rekord historik, mbi 7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 16:44 | Ekonomi

Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar më shumë se 7.5 milionë turistë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të huajve që hunë në vend 12-mujorin e sapo-lënë pas ishte më i larti i shënuar ndonjëherë. Shifra rezulton 32.6 për qind më e lartë se 2021-shi. duke tejkaluar ndjeshëm edhe 2019-n që mbante rekordin e mëhershëm.

Spanja dhe Anglia janë dy shtetet me rritjen më të madhe të të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë vitin e shkuar.

“Është zgjerimi i ndjeshëm i linjave sidomos i atyre “low cost” që ka çuar në një “bum” turistësh nga Europa qendrore apo vendet e tjera,” shprehet Flora Xhamani Baba, eksperte e turizmit.

Edhe për dhjetorin e marrë veçmas, shifrat e hyrjeve të vizitorëve të huaj janë në rritje. Numri arriti në gati 400 mijë, duke u rritur me mbi 46 për qind në krahasim me Dhjetorin e 2021-shit.

“Rritja do të vijojë. Kjo është një tendencë e përgjithshme. Duket të diversifikojmë ofertën turistike”.

Megjithatë, për ekspertë të fushës këto shifra janë ndjeshëm larg potencialeve që vendi ka në drejtim të turizmit.

Po shfrytëzohet vetëm 30 për qind e potencialit. Mund të kemi shumë më shumë turistë gjatë gjithë vitit,” shpjegon Flora Xhamani Baba.

Sipas të dhënave nga INSTAT, pjesa më e madhe e atyre që hynë në vendin gjatë 2022-shit, gati 94 për qind e totalit erdhën për pushime apo për të vizituar të afërmit. Një pjesë ishin udhëtarë transit, ndërsa pati të huaj që hynë për të bërë biznes, për kontrolle shëndetësore apo për qëllime fetare.

https://a2news.com/2023/01/25/anketa-e-pnud-thembra-e-akilit-qe-kercenon-zgjerimin-e-turizmit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli