“Rumunët duan të na marrin pasurinë”, vëllezërit Tate ankohen për morrat dhe kacabunjtë në burg

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:28

“Rumunët duan të na marrin pasurinë”, vëllezërit Tate ankohen për morrat dhe kacabunjtë në burg

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:28

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan akuzuan autoritetet rumune se duan të vjedhin pasurinë e tyre dhe për këtë arsye i kanë arrestuar dhe sekuestruar makinat luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Ata folën për gazetarët teksa shoqëroheshin në pranga në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Bukuresht.

36-vjeçari Tate, i cili u arrestua në ditët e fundit të dhjetorit 2022 bashkë me vëllain si të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe organizatë kriminale që shfrytëzonte fermat, pretendon se nuk ka bërë asnjë padrejtësi.

“Nuk kanë asnjë provë, po përpiqen të më vjedhin makinat, paratë. Prandaj jam në burg”, tha Tristan. “Nuk ka drejtësi në Rumani”, shtoi Andrew. Influenceri raportohet se është ankuar para autoriteteve për kushtet e tmerrshme në qeli, ku pretendon se nuk ka ndriçim dhe se dhoma është e mbushur me morra e kacabunj.

Në total, autoritetet rumune u kanë sekuestruar 15 makina luksoze dy vëllezërve, 14 ora të shtrenjta dhe rreth 3,6 milionë euro para cash.

Gjykata vendosi javën e kaluar që dy vëllezërit të qëndrojnë në burg deri në 27 shkurt, pasi prokurorët kërkuan zgjatje të afatit të paraburgimit për të vijuar me hetimet. Andrew dhe Tristan akuzohen se kanë rekturuar femra duke iu premtuar se do të martoheshin me to, për t’i përdorur më pas për krijimin e materialeve pornografike, duke i mbajtur si të burgosura.

Andrew, i cili ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, por llogaritë e tij në Facebook, Instagram dhe TikTok janë bllokuar për shkak të mesazheve të publikuara në to, të cilësuara të papërshtatshme nga këto platforma. Edhe llogaria e tij në Twitter u bllokua, por u rihap me rikthimin e Elon Musk.