SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian

Publikuar më: 25/1/2023, ora 08:00

SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian

Publikuar më: 25/1/2023, ora 08:00

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kërkoi që të pranojë propozimin evropian, i njohur ndryshe si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zytari amerikan përmes një postimi në Twitter, i cili zbuloi dhe disa nga pikat e tjera të bisedimeve.

“Diskutuam për propozimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkruan këshilltari i DASH.

Në bisedën mes Chollet dhe Kurtit mësohet të jetë diskutuar dhe çështja e asociacionit dhe domosdoshmëria e rikthimit të serbëve në veriun e Kosovës.