S’kanë fund telashet për Mike Tyson, legjenda e boksit abuzoi me një grua brenda një limuzine, rrezikon sërish burgun

Publikuar më: 25/1/2023, ora 10:18
mike tyson

S’kanë fund telashet për Mike Tyson, legjenda e boksit abuzoi me një grua brenda një limuzine, rrezikon sërish burgun

Publikuar më: 25/1/2023, ora 10:18

Legjenda e boksit, Mike Tyson është akuzuar për përdhunimin e një gruaje në fillim të viteve ‘90, pasi e takoi atë në një klub. Sipas një padie të zbardhur së fundmi, gruaja pretendon se ish-kampioni i peshave të rënda, sot 56 vjeç, e përdhunoi atë në një limuzinë duke i shkaktuar asaj “lëndim fizik, psikologjik dhe emocional”.

Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990 – afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja e konkursit të bukurisë Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis.

Tyson u dënua për përdhunim në shkurt 1992 dhe kreu tre vjet pas hekurave. Gruaja thotë se dyshja u takuan në një klub nate të njohur në Albany dhe më vonë hipën në automjet. Ajo pretendon në padinë e ngritur këtë muaj se:

“Tyson filloi menjëherë të më prekte dhe u përpoq të më puthte. I thashë ‘jo’ disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmonte. Më pas më hoqi pantallonat dhe më përdhunoi dhunshëm”.

Desiree Washington që u abuzua seksualisht nga Mike Tyson

Gruaja po kërkon të ruajë anonimitetin e saj sepse, sipas saj, publikimi i emrit do të përbënte një rrezik për të për dëmtim të mëtejshëm mendor, ngacmim, tallje ose siklet personal.

Ndërkohë, vetë Tyson ose zëdhënësi i tij ende nuk kanë komentuar mbi akuzat.

Kujtojmë se, ish-boksieri u arrestua në korrik 1991 për përdhunimin e dyshuar të 18-vjeçares Uashington, e cila në atë kohë ishte Miss Black Rhode Island. Ajo pretendoi se Tyson e përdhunoi në një dhomë hoteli në Indianapolis.

Ai mohoi akuzat për përdhunim dhe pretendoi se seksi ishte konsensual. Megjithatë, boksieri u dënua me gjashtë vjet burg së bashku me katër vjet shërbim prove. Tyson u lirua përfundimisht në mars 1995 pasi kreu më pak se tre vjet të dënimit të dhënë.