UEFA ndryshon kualifikueset për Botërorin dhe Evropianin

Publikuar më: 25/1/2023, ora 20:36
UEFA TURNE I RI NDRYSHON EDHE SUPERKUPA frame 83 1280x720

UEFA ndryshon kualifikueset për Botërorin dhe Evropianin

Publikuar më: 25/1/2023, ora 20:36

Një ndryshim tjetër në kalendarin e ndeshjeve të kombëtareve, e nxitur kryesisht nga ndryshimi i formatit të Kupës së Botës, që do të jetë me 48 ekipe.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të modifikojë fazën kualifikuese, e cila tani e tutje do të bëhet me 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra, skuadrat e para të të cilave do të kualifikohen direkt. Katër vendet e tjera do të kualifikohen nga “play off”-et. Formati do të përdoret gjithashtu për kualifikimet e Evropianit, por jo atij të vitit 2024, që do të ndjekë modelin e vjetër.

Risia tjetër e madhe vjen në Ligën e Kombeve. Kalendari i ri do të ketë edhe dy ndeshje shtesë. Në vend të kualifikimit të parë direkt në Final Four, si deri më tani, do të krijohet një “playoff” pas fazës së grupeve, që do të përfshijë të klasifikuarit në vendin e dytë. Fituesit e këtyre “play-off”-eve do të jenë ata që luajnë në Final Four.

“Liga e Kombeve është një sukses dhe kishte nevojë për diçka më shumë. Formati i ri premton të sjellë më shumë emocione në garat e ekipeve kombëtare, të cilat çdo ditë tërheqin më shumë vëmendjen e tifozëve”, komentoi Presidenti i UEFA-s, Ceferin.