Vllaznia ndal hapin

Publikuar më: 25/1/2023, ora 18:25
bylis vllaznia 1280x720

Vllaznia ndal hapin

Publikuar më: 25/1/2023, ora 18:25

Ndryshe nga ndeshja në Kupë, në kampionat Bylisi arriti të mposhtë Vllazninë. Sfida në Ballsh u vendos nga goli i Felipe Soza, përpara se kronometri të shënonte një orë lojë.

Me këtë sukses, mallakastriotët ngjiten në kuotën e 20 pikëve, në vendin e shtatë. Ndërkohë, Vllaznia humbi shansin të barazonte përkohësisht Tiranën, në krye të klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi me goleadë përballë Kastriotit. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 4-1 dhe i largohen zonës së rrezikshme të renditjes, duke u pozicionuar të gjashtët.