"Vrasjet e 21 janarit u përgatitën me gjakftohtësi”, PS dorëzon kallëzim penal në SPAK ndaj Berishës e Bashës

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 10:25 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, njoftoi se PS-ja do të depozitojë sot në SPAK një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit 2011.

Sipas Gjiknurit ku hap do të ndërmerret pas një audioje të re. Sipas Gjiknurit, kjo provë dëshmon se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia.

“Një provë e re hedh dritë mbi vrasjen shtetërore të 4 qytetarëve të pafajshëm nga armët e pushtetit të Sali Berishës. PS do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme të Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit 2011.

Dialogjet e bëra publike mes ekzekutorëve e tregojnë qartë se vrasjet e urdhëruan nga lartë dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale. Ne e kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha në atë kohë. Të gjithë e dinin se kush ishin vrasësit, por drejtësia në atë kohë nuk e hetoi. Edhe drejtësia e re është treguar deri tani e pafuqishme për të hequr pluhurin e harresës mbi këtë dosje. Prova e re e bërë publike përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshtruar hetimeve të mëparshme. Janë dhënë urdhra për të shtëna me armë zjarri ndaj protestuesve të pafajshëm. Faktohet me audio se vrasjet janë kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe jo nga pakujdesia”, tha Gjiknuri.

https://a2news.com/2023/01/23/provat-e-reja-per-21-janarin-manja-sot-kallezojme-berishen-bashen-e-ish-komandantin-e-gardes/
https://a2news.com/2023/01/24/i-druhet-nje-arrestimi-nga-spak-per-21-janarin-berisha-rama-pergjegjes-une-pa-imunitet-jam/
https://a2news.com/video/21-janari-prova-te-reja-apo-konsum-publik/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu