Zelensky, mirënjohës për tanket “Leopard 2”, por sasia dhe koha e dorëzimit janë kritike

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:48
zelensky 3 1280x720

Zelensky, mirënjohës për tanket “Leopard 2”, por sasia dhe koha e dorëzimit janë kritike

Publikuar më: 25/1/2023, ora 15:48

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Gjermanisë, e cila ka vendosur ta furnizojë me 14 tanke “Leopard 2”. Në një intervistë ekskluzive për Sky News, presidenti ukrainas paralajmëroi se sasia dhe koha e dorëzimit të automjeteve është kritike për vendin e tij.

“Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim. Në përgjithësi i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, u shpreh ai.

Vërejtjet e presidentit Zelensky vijnë pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke shtesë në Kiev dhe në vendet partnere të autorizuara për t’i dërguar ato, pavarësisht kërcënimeve nga Rusia.

Kjo do të thotë se vendet e tjera, si Polonia, Spanja dhe Norvegjia, të cilat kanë rezerva të tankeve të standardit të NATO-s, tani mund t’i furnizojnë ato në Kiev.

Dje, Moska paralajmëroi Berlinin se dërgimi i tankeve “nuk është shenjë e mirë për marrëdhëniet e ardhshme” dhe i tha SHBA-së se nëse autorizonte një veprim të tillë, do të ishte një “provokim i hapur”.

Ambasada ruse në Berlin e dënoi veprimin si një “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe një “përshkallëzim” të konfliktit.