Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Rusia: SHBA dhe NATO po përfshihen drejtpërdrejt në luftë

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 14:57 | Bota
Dërgimi i tankeve në Ukrainë, Rusia: SHBA dhe NATO po

Amerika dhe Europa po bëhen pjesë e konfliktit në Ukrainë. Është ky reagimi i Rusisë ndaj vendimit të Perëndimit për të dërguar tanke të fuqishme beteje në ndihmë të ushtrisë së Kievit.

“Kemi deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve në Ukrainë, përfshirë tanket, nuk i përfshijnë në asnjë mënyrë këto vende të aleancës në konfliktin në Ukrainë. Ne në Moskë e kundërshtojmë kategorikisht këtë. Gjithçka që po bëjnë ato kryeqytete dhe ajo aleancë, ne i konsiderojmë si përfshirje të drejtpërdrejt në konflikt,” u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit

Ky reagim i drejtohet veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, i cili shprehimisht tha se ndihmat ushtarake për Ukrainën nuk duhet të konsiderohen “një kërcënim” apo “ofensivë” kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit nuk ishte zyrtari i vetëm në Moskë që i ra “gongut” paralajmërues të një lufte të madhe.

SHBA dhe NATO janë bërë palë në konfliktin në Ukrainë dhe synojnë të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta zgjatur këtë konflikt ushtarak. Edhe me përfundimin e fazës së nxehtë të konfliktit në Ukrainë, bota anglo-saksone nuk do ta ndalë luftën e saj të fshehtë kundër Rusisë dhe aleatëve të saj,” deklaroi Nikolay Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurisë i Rusisë.

Ndërkohë, më herët presidenti rus, Vladimir Putin, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes lidhur me dërgimin e tankeve perëndimore në Ukrainë, por thumboi qeverinë e Berlinit dhe Europën duke thënë se në Gjermani gjenden ende trupat pushtuese amerikane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë