Dortmund thyen Mainz, Union Berlin ngjitet në vendin e dytë

Publikuar më: 26/1/2023, ora 06:19
9888a3f8cf1179b46d833cb1cf41ced6o2

Dortmund thyen Mainz, Union Berlin ngjitet në vendin e dytë

Publikuar më: 26/1/2023, ora 06:19

Ndeshjet e mesjavës në Bundesligë ishin si gjithmonë spektakolare dhe rezervuan shumë gola. Borussia Dortmund është kthyer në garën për titull, pas triumfit 2-1 në fushën e Mainz. Avantazhit të shpejt të vendasve me Lee Jae-Sung, verdhezinjtë iu përgjigjën vetëm pas disa sekondave me Ryerson.

Tre pikët për Dortmund u vulosën nga goli i Reyna në minutën e fundit të ndeshjes. Ky ishte suksesi i dytë me radhë për Borussian, që tashmë e shkurtoi në 5 pikë distancën nga Bayern i vendit të parë.

Sukses jashtë fushe për Union Berlin, që kaloi 2-1 në stadiumin e Werder Bremen. Falë kësaj fitoreje tejet të rëndësishme, skuadra e Fischere sheh veten në vendin e dytë, vetëm tre pikë larg kryesuesve.

Vetëm barazim 1-1 në duelin e zonës së lart të renditjes ndërmjet Freiburg dhe Eintracht Frankfurt, teksa vijon edhe ecuria pozitive e Bayer Leverkusen që mposhti 2-0 Bochum.