E ardhmja është këtu, krijohet roboti “i lëngshëm” nga Terminator 2

Publikuar më: 26/1/2023, ora 10:27

E ardhmja është këtu, krijohet roboti “i lëngshëm” nga Terminator 2

Publikuar më: 26/1/2023, ora 10:27

Nuk është më një film fantastiko-shkencor, por realitet. Një ekip kërkuesit nga universiteti kinez i Hong Kongut ka arritur të krijojë një robot që ndryshon formë i ngjashëm me atë që shfaqet në filmin ‘Terminator 2: Judgement Day’, i realizuar në vitin 1991.

Roboti “i lëngshëm” mund të shkrijë, të dalë nga një pengesë me hekura dhe më pas të rikrijohet në formën e mëparshme.

Ai është krijuar nga një material i ri që zhvendos masën përmes grimcave magnetike në galium, një metal me një pikë shkrirjeje shumë të ulët prej 29 gradësh.

Përveçse janë në gjendje të ndryshojnë formë, inxhinierët thonë se roboti është magnetik dhe gjithashtu mund të përcjellë energjinë elektrike.

Me nota humori, ekipi nuk e sheh risinë si një kërcënim për njerëzimin si në filmin Terminator, por si një zhvillim inovator në fushën e mjekësisë.