Kërcënimi nga Kievi: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Publikuar më: 26/1/2023, ora 08:14
bombardimet ne kiev 2 1280x720

Kërcënimi nga Kievi: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Publikuar më: 26/1/2023, ora 08:14

Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrore të ushtrisë ukrainase, për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore.

Lajmi u bë me dije nga zëvendësshefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadym Skibitskyi, gjatë një interviste për një televizion vendas.

Për herë të parë, Vadym Skibitskyi, indirekt, konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus.

Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels “dhe kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, do të arrijmë në Kremlin”, tha Skibitskyi.