Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një person më hanxhar sulmon dy kisha në Spanjë, një viktimë e një i plagosur

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 09:58 | Bota

Një zyrtar i vdekur dhe një prift i plagosur rëndë është bilanci i një sulmi me hanxhar të mërkurën mbrëma në Spanjë. Mediat në vend raportojnë se një person i armatosur me hanxhar sulmoi dy kisha në Spanjën jugore.

Autoritetet spanjolle po e hetojnë rastin, që ndodhi në qytetin-port të Algeciras si një sulm të mundshëm terrorist.

“Pas orës 19.00, një burrë u fut në kishën e San Isidro-s në Algeciras ku, i armatosur me një hanxhar, ai sulmoi priftin duke e lënë të plagosur rëndë,” njoftoi ministria e brendshme në vend.

“Më pas, ai u fut në kishën e Nuestra Senora de La Palma në të cilën, pasi shkaktoi dëme, sulmoi një zyrtar të kishës i cili mbeti i vdekur në vend. Më vonë ai u u çarmatos dhe u arrestua dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.”

Dy kishat ndodhen disa qindra metra larg njëra-tjetrës, të vendosura në një zonë shumë pranë portit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë