Përleshje të dhunshme në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret 9 palestinez

Publikuar më: 26/1/2023, ora 10:46

Përleshje të dhunshme në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret 9 palestinez

Publikuar më: 26/1/2023, ora 10:46

Nëntë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën me dije se situata në Jenin është tepër kritike për shkak të numrit të madh të të plagosurve të cilët e kanë të pamundur të marrin ndihmë pasi të shtënat janë ende aktive dhe ambulancat nuk mund të shkojnë në vendngjarje.

Ushtria izraelite nuk jep detaje për operacionin, ndërkohë që mediat raportojnë se po përgatitej një sulm i madh nga militantët palestinezë.

Grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë një prezencë të shtuar në Jenin, ku përballja e armatosur është tepër intensive.

Sipas raportimeve të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që prej nisjes së vitit, mes të cilëve dhe shumë civilë.