Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Putin shmang pyetjen për tanket: Në Gjermani janë trupat pushtuese amerikane

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 11:16 | Bota
Putin shmang pyetjen për tanket: Në Gjermani janë trupat

Presidenti rus, Vladimir Putin, shmangu pyetjen për vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me Tanke, gjatë një vizite në një universitet në Moskë.

Megjithatë, thumboi qeverinë e Berlinit dhe Europën duke thënë se në Gjermani gjenden ende trupat pushtuese amerikane.

“Aktualisht, Gjermania është shteti më i madh europian, një gjigant i ekonomisë. Bashkimi Sovjetik zyrtarisht ka ligjëruar fundin e pushtimit të saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte e ndarë në katër sektorë, të njohura si pjesa amerikane, franceze, britanike dhe sovjetik. Të flasim drejt dhe zyrtarisht, në territorin e Gjermanisë ka ende trupa pushtuese. Ky është një fakt. Atje ka shumë prej tyre madje”, tha Putin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani