Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rritet harta e përmbytjeve në Shkodër, një ujësjellës jashtë funksionit

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 08:43 | Aktualitet
Rritet harta e përmbytjeve në Shkodër, një

Vijon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës në ditët e fundit.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile të kësaj bashkie, sipërfaqja e përmbytur është rritur në 1400 ha, pjesa më e madhe e të cilës ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, ndërkohë që uji ka hyrë në 30 banesa të këtij fshati. Aktualisht, në këtë aks po operon një mjet i ushtrisë dhe 4 efektivë për të asistuar banorët, ndërkohë që raportohet se ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Edhe aksi rrugor Shirq-Darragjat është i pakalueshëm, pasi ka prezencë uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme.

https://a2news.com/2023/01/24/ana-e-malit-ne-shkoder-kete-dimer-mbeti-nen-uje-bujqit-situata-katastrofike/
https://a2news.com/2023/01/24/emergjencat-civile-permiresimi-i-motit-masat-dhe-cfare-duhet-te-kene-parasysh-qytetaret/

A2 CNN Livestream

Dita jonë