
“S’ka nevojë për barrelë”, futbollisti mban në shpinë kundërshtarin
Kukësi fitoi 1-2 në transfertë ndaj Egnatias këtë të enjte. Momenti më i veçantë i takimit ishte ai i minutës së 63-të atëherë kur Dwamena i Egnatias kërkoi të mos humbiste kohë dhe e mori në shpinë kundërshtarin e dëmtuar, i cili u zëvendësua më pas.