
United mposht Nottingham dhe hedh një hap drejt finales së Kupës së Ligës
Manchester United ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales në Kupën e Ligës teksa mposhti Notingham Forest mbrëmjen e të mërkurës.
Skuadre e Ten Hag triumfoi me rezultatin e thellë 3-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Djajtë e kuq nuk kishin mëshirë dhe këtë e treguan që në fillim. Ishte Rashford që kaloi ekipin në avantazh që në minutën e 6 të sfidës.
Nga ana tjetër, vendasit barazuan vetëm pak minuta më vonë, por arbitri anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Por spektakli i kësaj sfide sapo kishte filluar. Radha ishte e sulmuesi holandez, Veghorst, i cili iu bashkua United, në merkaton e muajit janar dhe e bëri “sefte” me skuadrën e Ten Hag.
Ai shënoi golin e parë me fanelën e “Djajve të kuq” dhe mbylli pjesë e parë në avantazhin e dyfishtë. Në fraksionin e dytë ritmi ra disi megjithatë për golin e sigurisë mendoi Bruno Ferndez që la dhe gjurmën e tij dhe mbylli gjithçka me shifrat 3-0. Pas këtij suksesi, “Djajtë e Kuq” janë me një këmbë në finale, teksa sfida e kthimit duket thjesht një formalitet.