Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbulim i jashtëzakonshëm në Romë, del në dritë gjatë punimeve statuja e Herkulit

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 21:24 | Aktualitet

Një statujë e Herkulit është zbuluar në Romë gjatë punimeve të një kantieri në Parco Scott, në zonën midis Cristoforo Colombo dhe Via Appia Antica.

Për të treguar se statuja e mermerit me përmasa reale i përket Herkulit dëshmon prania e shkopit dhe e lëkurës së luanit që mbulon kokën e tij, tipare tipike të ikonografisë së gjysmëperëndisë.

“Sigurisht mund ta identifikojmë statujën prej mermeri me një personazh të veshur si Herkuli”

Në faqen e Facebook Parku Arkeologjik Appia Antica sqaron se skulptura doli në dritë gjatë punimeve për riparimin dhe rikuperimin e kanalit të ujërave të zeza, ndërsa falënderon arkeologen Federica Acierno, e cila po ndjek punimet në një zonë me interes arkeologjik.

“Në disa pika shembja e gazsjellësit të vjetër, që daton në shekullin e kaluar, kishte çuar në hapjen e humnerave të rrezikshme në park dhe në rrëshqitjen e dheut të kodrës. Prandaj u bë e nevojshme një ndërhyrje e madhe dhe komplekse që përfshin lëvizje të mëdha të tokës dhe që do të pasohet nga një restaurim i plotë i zonës dhe mbjellja e pemëve të reja”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani