Berisha si Ibrahimovic, gol spektakolar në Bundesligë
Mërgim Berisha ka realizuar një gol spektakolar në Bundesligë. Ai zhbllokoi sfidën mes Augsburgut dhe Gladbach, duke realizuar me një goditje perfekte me takë, me stilin e Ibrahimovic. Ishte minuta e 82’ kur 24-vjeçari gjeti golin e katërt sezonal në Bundesliga duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadiumin “WWK Arena”.